Shëndeti

Emrat/ Vritet me thikë 37-vjeçarja në banesën e saj në Tiranë, dyshohet se u qëllua nga motra! Arrestohet autorja

Një 37-vjeçare, Amanda Pushani, është gjetur e vrarë me thikë në banesën e saj në rrugën e ‘Kavajës’ në Tiranë. Burime nga policia thonë se gruaja ka pasur shenja thike në trup dhe dyshohet të jetë vrarë nga motra e saj.

Paraprakisht shkak i vrasjes dyshohet të jetë bërë një debat mes tyre, për arsye të cilat ende nuk dihen.

Trupi i saj u gjet i pajetë gjatë pasdites të së shtunës (2 shtator), por ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë paradites.

Fillimisht policia ka dyshuar për vetëvrasje, por pas plagëve që i janë konstatuar në trup dyshohet se është vrarë. Uniformat blu kanë arritur të arrestojnë autoren e dyshuar, Marsela Pushani 40 vjeç, disa orë pas ngjarjes.

Po ashtu, në polici janë shoqëruar edhe të afërm të viktimës, për t’u marrë në pyetje./m.j

#Emrat #Vritet #thikë #37vjeçarja #në #banesën #saj #në #Tiranë #dyshohet #qëllua #nga #motra #Arrestohet #autorja

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button