Aktualitet
Pesë skuadra sigurojnë raundin 1/8 e EURO 2024, përcaktohet çifti parë

Faza e grupeve është drejt fundit, teksa mbrëmja e të hënës përcaktoi edhe çiftin e parë të raundit të 1/8-ve.
Zvicër-Itali është ndeshja e parë e konfirmuar, me “helvetët” që u pozicionuan në vendin e dytë të Grupit A, teksa kampionët në fuqi u renditën po në vendin e dytë, por në Grupin B.
Ndërkohë, deri më tani janë kualifikuar edhe Gjermania, Spanja dhe Portugalia që do të presin edhe pak për të mësuar zyrtarisht rivalët e tyre.
#Pesë #skuadra #sigurojnë #raundin #EURO #përcaktohet #çifti #parë
gazetablic.com