Aktualitet

Plagosi me thikë të riun në Mallakastër, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar është vënë në pranga e policisë së Mallakastrës, pasi ka dëmtuar me thikë një 22-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta.

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e komisariatit të policisë Mallakastër kanë ndëhyrë dhe kanë neutralizuar autorin. Është arrestuar shtetasi me iniciale E. M., 38 vjeç, i cili ka probleme të shëndetit mendor, ndërsa i dëmtuari, shtetasi K. I., 22 vjeç, është në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.


#Plagosi #thikë #të #riun #në #Mallakastër #arrestohet #38vjeçari

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button