Skandal në Kinë, arrestohet Liu Jun: ishte administrator i deleguar i Inter me Suning

Një lajm i bujshëm vjen nga Kina. Liu Jun, numri një i kampionatit kinez është arrestuar. Akuza ndaj tij, zbulojnë mediat vendase, është ajo e korrupsionit. Lajmi po bën bujë edhe në Itali për shkak të së shkuarës së drejtuesit të lartë. Ai ishte president i Jiangsu Suning, klubi kinez që falimentoi, por edhe menaxher i Inter.
Liu Jun, mbi të gjitha, ishte CEO i përkohshëm i Inter në vitin 2016. Ai mori vendin e Bolingbroke, menjëherë pas mbërritjes në Milano. Më saktë ai mbërriti te Inter kur grupi i njohur Suning, mori shumicën e aksioneve nga indoneziani Thohir.
Lexo më tej: Tronditet Suning, dënohet nga Gjykata: duhet t’i paguajë Premier League 188 milionë euro për të drejtat TV
Arrestimi i Liu Jun pason hetimin që u ngrit pak më parë me Chen Xuyuan, president i federatës kineze të futbollit, në qendër. Ky i fundit u gjend në mes të stuhisë për shkelje të rënda të dyshuara të ligjit.
#Skandal #në #Kinë #arrestohet #Liu #Jun #ishte #administrator #deleguar #Inter #Suning
Lapsi