Përmirësohet shëndeti i Nanos, burime: Së shpejti pritet dalja nga spitali

Është drejt përmirësimit gjëndja shëndetësore e ish kryeministrit Fatos Nano, i cili ndodhet prej një jave i shtruar në spital.
Mësohet se gjëndja e tij shëndetësore është stabël dhe i janë përmirësuar parametrat e oksigjenit, informon gazetarja e Report Tv, Enxhi Musaj.
Ish kryetari i PS-së prej të enjtes, 24 gusht 2023, ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë. Burime për Report Tv bënë me dije se ish kryeministri ishte shoqëruar me ambulancë më 24 gusht nga shtëpia e tij në spital pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen.
Fatos Nano aktualisht në moshën 71 vjeçare ka qenë 3 herë kryeministër i Shqipërisë. Themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë u shkëput nga politika në vitin 2005.
Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste që nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, periudhë në të cilën shërbeu edhe si kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
/a.r
#Përmirësohet #shëndeti #Nanos #burime #Së #shpejti #pritet #dalja #nga #spitali