Aktualitet

Operacioni ‘Metamorfoza’, SPAK nis hetimin pasuror për të arrestuarit

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimin pasuror për personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Mes personave ndaj të cilëve po bëhet hetim pasuror janë biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i forcës operacionale Oltion Bistri dhe ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita, etj. Në sitë janë vënë prona të luajtshme dhe të paluajtshme, automjete, banesa, biznese, llogari bankare etj.

Qëllimi i hetimeve ka të bëjë me zbulimin e të ardhurave për të siguruar këto të mira materiale dhe nëse kanë burime të ligjshme. Ky hetim po ndiqet nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Arben Kraja.


#Operacioni #Metamorfoza #SPAK #nis #hetimin #pasuror #për #të #arrestuarit

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button