Aktualitet
Zjarret në Greqi/ Digjen mbi 800 mijë hektarë në Aleksandropoli

Vazhdon për të 11-ën ditë beteja e zjarrfikësve me flakët në Evros, raporton Protothema.
Sipas të dhënave të fundit të publikuar në mediat greke bëhet me dije se sipërfaqja e djegur deri më tani në pyllin Evros, përfshirë zjarret në Aleksandropolis dhe Dadia i kalon 800,000 hektarë.
Operacionet e shuarjes së zjarrit janë fokusuar në Lefkimmi, Leptokarya dhe Treis Vryses. Ndërkohë ndodhen 475 zjarrfikës, me 100 automjete dhe 16 grupe këmbësorësh të angazhuar për shuarjen e zjarreve në Evros e Rodopi, ndërsa 6 avioni dhe 4 helikopterë janë angazhuar nga ajri.
#Zjarret #në #Greqi #Digjen #mbi #mijë #hektarë #në #Aleksandropoli
Lapsi