Aktualitet

VIDEO/ Hapet “kapsula e kohës” e groposur 200 vjet më parë

Kapsula

Stafi dhe studentët e “West Point”, akademia e famshme ushtarake amerikane, u mblodhën të hënën për atë që supozohej të ishte një moment historik: hapja e një kapsule misterioze të viteve 1820, e zbuluar pak muaj më parë në bazamentin e një monumenti të kampit. “Kapsula” ishte gjetur gjatë heqjes së një statuje bronzi të heroit të luftës Thaddeus Kosciuszko. Nën faqen e mermertë të monumentit u zbulua kutia që mesa duket ishte vendosur aty gjatë përfundimit të statutit në 1829.

Aktiviteti u transmetua drejtpërdrejt. Historiania e akademisë Jennifer Voigtschild ftoi audiencën të “zbulonte fjalë për fjalë një pjesë të historisë së West Point”. Kadetët ishin filmuar më parë për të dhënë parashikimet e tyre për atë që ishte brenda kutisë prej plumbi gati 200-vjeçare. Sugjerimet ishin: një flamur amerikan, çizme ose ndoshta një unazë klase. Përpara një auditori të mbushur plot me kadetë qëndronte kutia gri me përmasa 30 cm – 30 cm – 33 cm. Dy punonjës të shkollës qëndronin pranë me doreza gome ngjyrë vjollce dhe maska të bardha, të përgatitur për të zbuluar përmbajtjen e saj.

“Ne po hamendësojmë se është një artefakt ose ajo që po e quajmë sot “një kapsulë kohore” është vendosur aty kur monumenti përfundoi në 1829″ – tha zonja Voigtschild.


Auditori ra në qetësi kur kutia u hap. Kapaku u hoq me kujdes me një mjet metalik. Kamera e transmetimit të drejtpërdrejtë u afrua, duke fiksuar përpjekjet e mundimshme. Pasi kutia u hap, një punonjës mori një elektrik dore të vogël, duke skanuar përmbajtjen e kutisë. Brenda saj nuk kishte asgjë. Në fund ndodhej vetëm pak baltë e cila do të analizohet nëse ka ndonjë përmbajtje të veçantë. ©

#VIDEO #Hapet #kapsula #kohës #groposur #vjet #më #parë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button