Aktualitet

E pagoi për ti prishur kontratën një vit më parë, Inter firmos sërish me Sanchez: “I karikuar si gjithnjë”

Sanchez

Nga Lukaku te Scamacca, duke kaluar nga Morata dhe Balogun. Inter i ndoqi të gjithë me kujdes, por në fund iu desh të kthehej te tandemi 34-vjeçar i përbërë nga Arnautovic dhe Alexis Sanchez. Pasi mbërriti në Linate mbrëmjen e djeshme, kiliani iu nënshtrua testeve mjekësore me zikaltrit mëngjesin e sotëm. El Niño shkoi në Coni rreth mesditës. E prisnin aty rreth njëzet tifozë, që cilët shfrytëzuan rastin për të bërë një selfie dhe për të përshëndetur sulmuesin duke i treguar mbështetjen e tyre.

Pasdite Sanchez do të shkojë në selinë qendrore për të nënshkruar me Inter, vetëm një vit pas dëmshpërblimit të rëndësishëm që mori për të ndërprerë kontratën e tij me Inter në verën e vitit 2022. Kiliani rikthehet pas një sezoni pozitiv në Francë me Marseille: 18 gola të shënuar në të gjitha kompeticionet.

Lexo më tej: Kthehet pas 13 vjetësh, tifozët e presin si një prej tyre. Inter zyrtarizon Arnautovic: “Këtu për trofe e gola”


Lojtari i lindur në vitin 1988 do të marrë një pagë prej rreth 3 milionë neto, katër më pak se sa ishte rënë dakord gjatë parantezës së tij të parë në Milano. Në skuadrën e teknikut Inzaghi, Sanchez do të marrë vendin e liruar nga Correa, i cili nga ana e tij shkoi në huazim te Olympique Marseille.

#pagoi #për #prishur #kontratën #një #vit #më #parë #Inter #firmos #sërish #Sanchez #karikuar #gjithnjë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button