Çështja “Beleri”, Rama i prerë/ Drejtësia e re duhet të bëjë detyrën

Kryeministri Edi Rama u shpreh se drejtësia në Shqipëri nuk do ndërhyjë në çështjen ‘Beleri’.
Rama u shpreh i prerë se qëndrimi i PS-së ka qenë është dhe do të mbetet i njëjti, teksa shtoi drejtësia e re duhet të bëjë detyrën.
“Qëndrimi ynë do jetë që drejtësia në Shqipëri duhet të bëjë e patrazuar detyrën e saj. Në këtë pikë asgjë nuk është më e rëndësishme sesa mbrojtja me të njëjtën mënyrë sesi kemi vepruar me të gjitha rastet e tjera, e qetësisë së veprimtarisë së sistemit të drejtësisë. Asnjë lloj interference mbi sistemin e drejtësisë, nuk do gjejë përkrahje. Nuk i komentojmë vendimet e organeve të reja të drejtësisë, nuk presim prej tyre asgjë tjetër vecse të zbatojnë ligjin, nuk kemi asgjë për ti dhënë vec mbështetjes tonë pa kushte“-tha Rama.
#Çështja #Beleri #Rama #prerë #Drejtësia #duhet #të #bëjë #detyrën
Lapsi