Aktualitet

Gudmundsson pezullohet nga kombëtarja islandeze: akuzohet për ngacmim sek.sual

Gudmundsson

Albert Gudmundsson, sulmuesi i Genoa, është pezulluar provizorisht nga kombëtarja islandeze pasi federata mori “një denoncim për ngacmim seksual” nga policia. Lajmi u raportua nga gazeta islandeze DV e cila shkruan hapur “për dhunën e supozuar seksuale”.

E përditshmja intervistoi presidenten e KSI (Federatës së Futbollit të Islandës) Vanda Sigurgeirsdèttir: “Mund të konfirmoj se në tavolinën tonë ka mbërritur një propozim denocimi për një anëtar të ekipit kombëtar”.

Lexo më tej: Video/ Blerje e madhe e Genoa, firmos me … Annalisa: inisiativa është “e bukur”


Sipas rregullave të Federatës së Futbollit të Islandës, një lojtar nuk mund të thirret me kombëtaren për sa kohë një hetim është ende në vazhdim. Gudmundsson, i martuar me dy fëmijë, nuk ka dhënë asnjë deklaratë. Sulmuesi ka folur vetëm me drejtuesit e Genoa, duke mohuar çdo akuzë.

#Gudmundsson #pezullohet #nga #kombëtarja #islandeze #akuzohet #për #ngacmim #sek.sual

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button