Aktualitet
Zjarr në apartamentin në Korçë, banorët të bllokuar brenda

Në Korçë, një zjarr ka shpërthyer në një apartament në afërsi të kompleksit “Favina”. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se banorët e apartamentit ende nuk kanë mundur të dalin nga aty, për shkak të tymit.
Zjarrfikësja sapo ka mbërritur dhe po punon për largimin e banorëve nga apartamenti dhe fikjen totale të zjarrit.
Ende nuk dihet se nga çfarë është shkaktuar.
#Zjarr #në #apartamentin #në #Korçë #banorët #të #bllokuar #brenda
Lapsi