Ndezi zjarr duke djegur 20 hektarë kullota, arrestohet 42-vjeçari në Fier
Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet për zjarrvënie. Sipas policisë mësohet se i arrestuari ndezi zjarr për të djegur barishte në tokën e tij, por i doli nga kontrolli dhe për pasojë u dogjën dhjetëra hektarë në territorin e fshatit Levan.
Për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur 20 hektarë me bimësi, 2 hektarë vreshta dhe 400 rrënjë ullinj.
Autorët e veprimtarive kriminale të zjarrvënies së qëllimshme apo nga pakujdesia, gjatë këtij sezoni, janë vënë në pranga 4 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 9 shtetas dhe 1 është shpallur në kërkim.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
#Ndezi #zjarr #duke #djegur #hektarë #kullota #arrestohet #42vjeçari #në #Fier
Lapsi