Sport

Champions, hera e fundit me grupe: gjithçka duhet të dini për shortin

Champions

Edicioni i fundit i Champions me formatin në grupe do të përcaktohet të enjten më 31 gusht në Montecarlo. Në Principatë do të hidhet shorti që do të ndajë 32 skuadrat në tetë grupe. Kështu do të nisë gara e gjatë drejt finales në Londër, e planifikuar në Wembley më 1 qershor 2024, dy javë para fillimit të Kampionatit Evropian gjerman. Më pas, nga viti i ardhshëm, gjithçka do të ndryshojë dhe pjesëmarrësit do të bëhen 36. Nuk do të ketë më grupe, por një grup të vetëm.

Tetë të parat do të kualifikohen e do të ketë play-off për gjashtëmbëdhjetë të tjerët. Do të ketë një ndarje të rëndësishme edhe për katër hyrjet e reja. Një për një klub nga kampionati i pestë në renditje (Franca në fund të sezonit të kaluar). Një klub kampion i ligave të vogla, nga vendi i 11-të në renditje e në vazhdim. Dy vende për klubet e dy kampionateve që kishin renditjen më të mirë një vit më parë. Pra, një tjetër shfrytëzim i ekipeve të kampionateve elitare, për të zbarkuar me skuadrën e pestë në Champions League, në edicionin e ri.

Lexo më tej: Champions/ Rangers ndalin PSV për një vend në grupe: fitore për Antwerp e Copenhagen


VAZOT

Duke u rikthyer në edicionin që do të nisë, Italia e nis si nënkampione (me Inter). Kampionët e Napolit janë me të drejtë në nivelin e parë të skuadrave. Inter do të jetë në vazon e dytë, Lazio dhe Milan janë në të tretën. Ndër emrat e mëdhenj që mungojnë Liverpool, Juventus dhe Chelsea janë emrat më të rëndësishëm. Mjafton të kujtosh për dhjetë Kupat në total në palmaresin e tyre. Nuk do të jetë as Ajax (katër trofe), edhe pse në historinë e fundit, përveç gjysmëfinales së 2019-ës, nuk është parë si protagonist. Finalja e fundit e holandezëve daton në vitin 1996, kur humbën me penallti ndaj Juventus në Romë. Marseja, kampione me polemika në vitin 1993, është viktima më e shquar e verës së gjatë të paraeliminatoreve, pas eliminimit nga grekët e Panathinaikos.

#Champions #hera #fundit #grupe #gjithçka #duhet #të #dini #për #shortin

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button