Aktualitet

Spanja kampione bote po kthehet në skandal sek*ual: trajneri Vilda kap nga gjoksi asistenten e tij

Vilda

Spanja kampione bote për femra nuk po arrin dot të shijojë trofeun e madh të fituar. Nuk është, në fakt, vetëm presidenti federal Luis Rubiales, i cili përfundoi në qendër të polemikave shumë të ashpra. Numri 1 i RFEF puthi në buzë futbollisten Jenni Hermoso, gjatë ndarjes së çmimeve për Kupën e Botës për femra. Në qendër të polemikave tani e gjen veten edhe trajneri i kampioneve të Spanjës, Jorge Vilda.

Në fakt po qarkullon një video, e mbetur fillimisht e fshehtë, në të cilën seleksionuesi Vilda duket sikur fërkon gjoksin e bashkëpunëtores së tij, Montserrat Tomé gjatë festimeve. Një gjest që po shkakton indinjatë në Spanjë.

Lexo më tej: Video/ Skandali i Presidentit Rubiales: puth në buzë futbollisten Hermoso pas fitores së Botërorit


E gjitha kjo ndërkohë që kampionet e botës të Spanjës po festojnë në Ibiza. E megjithatë në futbollin spanjoll asgjë nuk është e qetë. E premtja do të jetë një ditë vendimtare për Luis Rubiales dhe fatin e tij në krye të RFEF. Pas kërkesave për shpjegime nga qeveria spanjolle, kreu i futbollit iberik ka mbledhur një këshill të jashtëzakonshëm federal për të grumbulluar shumicën politike rreth tij në përpjekje për të mbyllur ‘çështjen’ ndaj tij.



#Spanja #kampione #bote #kthehet #në #skandal #sekual #trajneri #Vilda #kap #nga #gjoksi #asistenten #tij

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button