Aktualitet

Dikur si ata, shqiptari merr peng 25 emigrantë në Greqi: Këta bastardë duan të na djegin (VIDEO)

Episod i rëndë në Greqi. Një shqiptar, i identifikuar me emrin Apostolos (Astrit) Tota me origjinë nga Kukësi i cili prej 33 vitesh jeton në Greqi, ka marrë peng në makinën e tij 25 emigrantë të paligjshëm.

Në rrjete sociale ai ka publikuar një video, ku shkruan se emigrantët vijnë ngë Turqia dhe ishin fshehur në pyjet greke të Aleksandropoli, në zonën e përfshirë nga flakët prej disa ditësh. Ai pretendon se ata janë përgjegjës për situatën e zjarreve në këtë zonë. Sipas tij emigrantët synonin të shkonin drejt Greqisë Perëndimore.

“Kam ngarkuar 25 emigrantë në rimorkio, duan të na djegin këta, 25 bastardë këtu e i gjithë mali është plot.Janë të betuar të na djegin.Organizohuni, le të dalim e t’i mbledhim. Vetëm kaq po ju them, duan të na djegin”, thotë ai teksa zbulon fytyrat e emigrantëve të frikësuar.

Policia greke ka vënë në pranga shqiptarin së bashku më dy grekë të tjerë lidhur me rastin.

/a.r



#Dikur #ata #shqiptari #merr #peng #emigrantë #në #Greqi #Këta #bastardë #duan #të #djegin #VIDEO

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button