Aktualitet
“Hidhe nesër nga ora 09:00”, Berisha del blof me qytetarin dixhital. Kush po i jep porosi, kujt?

Sali Berisha e ka nisur mëngjesin me akuza. Deri këtu, asgjë e jashtëzakonshme për politikanin që prej 30 vitesh ka thënë të fundit edhe për bashkëpunëtorët e tij, e jo më për rivalët.
Mirëpo sot, teksa tenton t’ia faturojë “qytetarit dixhital” një akuzë për Bashkinë Kurbin, i cuditshëm është fundi i mesazhit.
“Denoncimi” pa prova i qytetarit, mbaron me fjalët: Hidhe nesër në ora 09:00, natën e mirë.
Tani, nuk kuptohet nëse Qytetari Dixhital i propozon Berishës dhe orarin se kur duhet ta postojë. Apo Berisha e kishte këtë porosi për stafin që i mirëmban Facebook?
/a.r
#Hidhe #nesër #nga #ora #Berisha #del #blof #qytetarin #dixhital #Kush #jep #porosi #kujt