Flakët shkrumbojnë Greqinë, zjarrëfikësit e Korçës nisen për të ndihmuar shtetin fqinj

Mjete të shërbimit zjarrfikës të qarkut të Korçës janë nisur drejt Greqisë për të ndihmuar në fikjen e zjarreve në vendin fqinj.
Bëhet fjalë për 2 mjete dhe 9 punojës të shërbimit zjarrfikës nga Maliqi dhe Korça.
Burime bëjnë me dije se punojësit e shërbimit zjarrfikës do të jenë pjesë e emergjencave civile në zonën e Alexandropulis ku do të marrin pjesë në shuarjen e zjarreve që kanë përfshire këtë zonë ditët e fundit.
I njëjti burim tha se në varësi të situatës nuk përjashtohet mundësia që nga ana e shërbimit zjarrfikës të prefekturës së Korçës të dërgohen dhe mjete të tjera si dhe punojës të këtij shërbimi.
Duhet thënë se vitet e kaluara në situata të ngjashme në pyjet e Cerjes dhe Dardhës edhe shërbimi zjarrfikës helen i ka ardhur në ndihmë homologëve shqiptare për shuarjen e zjarrit nga ajri.
/a.r
#Flakët #shkrumbojnë #Greqinë #zjarrëfikësit #Korçës #nisen #për #të #ndihmuar #shtetin #fqinj