Verstappen i shfrenuar në autostradë me Aston Martin Valkyrie: policia bën gati gjobën

Max Verstappen në telashe për një video të postuar në rrjetet sociale. Kampioni i botës në Formula 1 është filmuar duke kaluar me shpejtësi të madhe me makinën e tij, një Aston Martin Valkyrie, pranë Nice. “Trimëria” e hollandezit është publikuar në rrjetet sociale nga miku i tij dhe trajneri personal Mark Cox. Në video piloti i Red Bull shihet duke udhëtuar me shpejtësi mbi 120 km/h, në vend të shpejtësisë së lejuar prej 90 km/h, në tunelin Canta-Galet, përgjatë autostradës së Nicës.
Verstappen duket se ka kryer edhe dy kundërvajtje të tjera rrugore. Piloti i Red Bull mban kufje (në Francë është e ndaluar) për t’u mbrojtur nga zhurma e V12 Cosworth me 1160 kuaj fuqi në total, duke marrë parasysh edhe motorin elektrik të bashkuar. Pastaj Verstappen kompleton një parakalim duke hequr dorën e djathtë nga timoni për të treguar ekranin e kilometrazhit. Duke qenë se nuk u kap në flagrancë, piloti i F1 rrezikon një gjobë deri në 750 euro.
Lexo më tej: F1/ GP Belgjikë, Verstappen në pole position edhe në Sprint: Ferrari në vijën e dytë
Valkyrie, një supermakinë prej tre milionë eurosh, u ndërtua nga Aston Martin në bashkëpunim me Red Bull. Jo rastësisht në të është edhe dora e Adrian Newey. Janë prodhuar vetëm 150 ekzemplarë.
VIDEO
Even during summer break Max is driving a Newey spaceship😭 pic.twitter.com/9qAMW0agSB
— Enzo (@Aperta) August 19, 2023
#Verstappen #shfrenuar #në #autostradë #Aston #Martin #Valkyrie #policia #bën #gati #gjobën
Lapsi