Aktualitet

Shkon në Krujë për të gjetur kanabis, Policia zbulon 38 granata dhe 1 kallashnikov, një i arrestuar dhe tre në kërkim

Armë dhe granata janë zbuluar nga Policia e Krujës në fshatin Shkretë gjatë kontrolleve të territorit kundër kultivimit të kanabisit.

Në banesën e M.S., i cili është arrestuar, u gjetën 1 kallashnikov, 21 granata luftarake sulmuese, 17 granata luftarake mbrojtëse, 40 ndezësa unifikues granatash dhe 5.2 kg kanabis.

Policia ka identifikuar edhe 3 persona të tjerë si autorë të kultivimit të lëndës narkotike pranë banesës së të arrestuarit. S.S. 22 vjeç, A.S. 20 vjeç dhe A.S. 41 vjeç, të tre banues të fshatit Shkretë, janë shpallur në kërkim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të kultivimit të 320 bimëve narkotike, të gjetura dhe të asgjësuara më parë nga Policia.

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/a.r

#Shkon #në #Krujë #për #të #gjetur #kanabis #Policia #zbulon #granata #dhe #kallashnikov #një #arrestuar #dhe #tre #në #kërkim

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button