Aktualitet

Beleri në burg, Greqia tjetër mesazh për gjykatat shqiptare

Ministria e Jashtme e Greqisë lëshoi një deklaratë të hënën për lënien në burg të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, duke dënuar vendimin e gjykatës shqiptare për rrëzimin e ankesës së tij për lirim.

“Vendimi i sotëm i gjykatës shqiptare, e cila pas tre muajsh nga arrestimi dhe burgimi i tij, rrëzon kërkesën për lirimin e kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, duke penguar kështu betimin e tij si kryetar i zgjedhur, nuk është në përputhje me parimet e të drejtës, të ligjit, prezumimit të pafajësisë dhe respektimit të të drejtave politike të të gjithë qytetarëve”, thekson Ministria e Jashtme.

Ky nuk është rasti i parë, kur ministria e jashtme greke reagon kundër vendimeve të gjykatave shqiptare për Belerin. Më herët, ministrja jonë e jashtme, Olta Xhaçka dhe kryeministri Edi Rama i janë përgjigjur grekëve duke thënë se nuk kanë asnjë fuqi për të ndryshuar vendimet e gjykatës por dukets e deklaratat e tyre nuk bindin.


Vendimi i gjykatës shqiptare vjen “në kundërshtim të drejtpërdrejtë me acquis communautaire të BE-së, të cilën autoritetet shqiptare duhet ta zbatojnë pa përjashtim”, përfundon Ministria e jashtme greke.

Beleri është në burg me akuzën e blerjes së votave, por ai tani kërkon vetëm leje për t’u betuar, një leje e thjeshtë që mund të jepet nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve.

Afati për t’u betuar si kryetar i bashkisë është në 15 Shtator.

#Beleri #në #burg #Greqia #tjetër #mesazh #për #gjykatat #shqiptare

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button