Aktualitet

FOTO/ I bëjnë makinën shoshë me plumba: ish-romanistit Iago Falque i ngrenë pritë

iago falque

Lajme dhe imazhe të tmerrshme mbërrijnë nga Kolumbia në lidhje me Iago Falque. Sulmuesi, i cili luajti për Juventus, Bari, Genoa, Roma, Torino dhe Benevento në Serie A, ishte viktimë e një prite. Ishte një natë terrori për spanjollin Iago Falque. Mbi makinën e tij u qëllua me armë zjarri në një pritë, ndoshta për ta grabitur, në Cali.

Ngjarja ndodhi pranë qendrës sportive Cascajal, ku stërvitet America de Cali, skuadra aktuale e lojtarit spanjoll. Makina e Iago Falque u vu në shënjestër të kriminelëve, të cilët qëlluan në drejtim të mjetit. Autoritetet nuk janë ende të sigurt për motivin e pritës, por mendojnë se ishte një tentativë grabitjeje.



ASNJË I PLAGOSUR

Për fat të mirë, Iago Falque nuk ishte në makinë, por një nga ndihmësit e tij, i cili tregoi shenjat e plumbave në makinë në Radio Marca dhe tha: “Për fat nuk isha me Iagon, isha gati të shkoja dhe më qëlluan”.

Lexo më tej: ‘El Coloso’ nuk i përballoi dot plagët: ish-ylli kolumbian humb jetën në spital, pas aksidentit automobilistik

Sulmuesi i lindur në vitin 1990 ndodhet në Cali që nga viti 2022, një qytet i famshëm për krimin dhe rrezikun. Këtë herë sidoqoftë ka shkuar mirë për lojtarin. Vetëm se ekziston frika se një episod i ngjashëm mund të përsëritet.

#FOTO #bëjnë #makinën #shoshë #plumba #ishromanistit #Iago #Falque #ngrenë #pritë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button