Aktualitet

I vodhi para babait të tij, vihet në pranga 34-vjeçari në Kukës

Një 34-vjeçar është vënë në pranga në Kukës, pasi i vodhi babait të tij një shumë parash prej 60 mijë lekësh. Disa ditë më parë, ky shtetas vodhi një shumë parash dhe bizhuteri floriri, në një banesë tjetër në qytetin e Kukësit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Next room”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes. I vodhi 60 000 lekë, babait të tij, në banesën e tyre, kapet dhe arrestohet 34-vjeçari dhe i sekuestrohet një pjesë e parave të vjedhura.

Disa ditë më parë, ky shtetas vodhi shuma parash dhe bizhuteri floriri, në një banesë tjetër në qytetin e Kukësit.


Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera pas kallëzimit të një shtetasi se djali i tij i kishte vjedhur në banesën e tyre, një shumë parash, është finalizuar operacioni policor i koduar “Next room”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi , 34 vjeç, banues në Kukës.

Në momentin e arrestimit, 34-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan, 40 000 lekë që dyshohet se ia ka vjedhur babait të tij, në banesën e tyre.

Nga hetimet rezulton se disa ditë më parë, në një banesë tjetër në qytetin e Kukësit, shtetasi  ka vjedhur 70 000 lekë, 500 euro dhe disa bizhuteri floriri. Vijojnë veprimet hetimore për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme

#vodhi #para #babait #të #tij #vihet #në #pranga #34vjeçari #në #Kukës

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button