Aktualitet

Ministri grek: Bllokojmë çdo financim të BE-së për Shqipërinë nëse Beleri nuk betohet

Ministri grek i Punës, Adonis Georgiadis, ka folur për rastin e burgosjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Në një intervistë për ERT-në, ministri bëri të qartë se Greqia do të bllokojë çdo financim europian për Shqipërinë, për sa kohë të zgjasë çështja Beleri, duke sqaruar se “Shqipëria do të harrojë paratë nga Europa nëse Fredi Beleri nuk betohet si kryebashkiaku i Himarës”.

Ai shtoi se nëse zgjedhjet përsëriten ose betohet një kryetar tjetër bashkie, “për Greqinë do të jetë faktor i keq i marrëdhënieve me Shqipërinë për një periudhë të pacaktuar.”


“Mesazhi për Shqipërinë sot është i qartë. Nëse vazhdojnë të pengojnë betimin e kryetarit të ri të bashkisë së Himarës Fredi Beleri, do të duhet të harrojnë kursin e tyre evropian dhe paratë nga Evropa”.

#Ministri #grek #Bllokojmë #çdo #financim #të #BEsë #për #Shqipërinë #nëse #Beleri #nuk #betohet

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button