Mc Kresha: Në Sunny Hill kam kënduar pa para

“Po foli true story, qaty t’majt te semafori”…
Të gjithë e dimë vazhdimin. Kënga e Mc Kreshës dhe Lyrical Son “Semafori” është një nga këngët më të suksesshme shqiptare të cilën në mediat sociale shumë e quajnë edhe “himn”.
Kjo sidomos pas performancës së tyre në “Sunny Hill Festival” ku publiku e këndoi i gjithë njëzëri të gjithë këngën e videot bënë xhiron e rrjetit.
I pyetur se si ndihet ai për gjithë dashurinë dhe mirënjohjen që merr nga ndjekësit e tij, Kresha referuar performancës së fundit në “Sunny Hill” është shprehur në një intervistë të fundit se këndon për passion, e madje ka surprizuar duke thënë se ka kënduar pa para në “Sunny Hill Festival”.
“Ishte emocion i veçantë, lëshuam muzikën dhe publiku filloi të këndonte të gjithë tekstin. Unë këndoj për pasion sa për ta ditur gjithmonë në çdo Sunny Hill kam kënduar pa pare.”-tha ai.
#Kresha #Në #Sunny #Hill #kam #kënduar #para
Lapsi