Aktualitet

“Faleminderit për emrin e mirë që na le”, mesazhi prekës i Benet Becit për humbjen e të atit

Bahri Beci, babai i kryetarit të bashkisë Shkodër Benet Beci ka ndërruar jetë.

Lajmin e trishtë e dha Beneti në një postim në rrjetet sociale.

“Faleminderit babë për kujtimet e bukura e emrin e mirë që na le, për këshillat e urtësinë tënde, për konsistencën e racionalitetin tënd, për arsyetimin e shembullin me të cilin na udhëhoqe e na bëre krenarë.”, shkruan Beci në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Me dhembje e hidhërim ju njoftojmë që babai ynë, Bahri Beci, ndërroi jetë.

Faleminderit babë për kujtimet e bukura e emrin e mirë që na le, për këshillat e urtësinë tënde, për konsistencën e racionalitetin tënd, për arsyetimin e shembullin me të cilin na udhëhoqe e na bëre krenarë.

Ditën e martë, homazhet do të mbahen në Akademinë e Shkencave, në orën 9:00-11:30, ndërsa përcjellja e fundit për në varrezat e Sharrës në orën 12:00.

Pritjet do të bëhen të martën, 22 gusht në orën 17:00-20:00, e më pas të mërkurën dhe të enjten në oraret 9:00-13:00 dhe 17:00-20:00 në Hotel Sheraton.

Entela dhe Beneti

#Faleminderit #për #emrin #mirë #që #mesazhi #prekës #Benet #Becit #për #humbjen #të #atit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button