Aktualitet

Juventusit i mjafton një pjesë ndaj Udinese, Lecce përmbys Lazion

Fitore e pastër e Juventusit në javën e parë të Serisë A. Bardhezinjtë mposhtën thellë 0-3 Udinesen, duke e vulosur suksesin që në pjesën e parë me golat e Chiesa, Vlahovic dhe Rabiot.

Juventusit i mjaftuan më pak se dy minuta lojë për të zhbllokuat sfidën me Udinesen në Friuli. Një gabim në qarkullimin e topit në fazën mbrojtës i kushton rëndë skuadrës vendase: topin shkon në këmbët e Chiesa, që godet fuqishëm rrafsh me tokën nga jashtë zonës, duke tundur rrjetën.

Bardhezinjtë thelluan epërsinë me Vlahovic në minutën e 20, falë një penalltie të akorduar për prekje të topit me dorë, 0-2.

Juventusi mbyll illogaritë me Udinesen që në fundin e pjesës së me parë, kur Rabiot realizoi golin e tretë.

Fitore e madhe e Lecces në shtëpi kundër Lazios. Skuadra puljeze përmbysi lazialët 2-1, duke zhvlerësuar finalizimin e Immobiles në pjesë ne parë.

Ndërkohë, vjen debutimi në Serinë A për Ylber Ramadanin. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, transferuar pak javë më parë te Lecce, u aktivizua titullar në përballjen me Lazion.

Ciro Immobile, i shërbyer nga Luis Alberto, zhbllokoi rezultatin. Por, në fundin e ndeshjes Alqvist barazoi dhe vetëm dy minuta më vonë Di Francesco realizoi golin e fitores për Lecce.

/a.r

#Juventusit #mjafton #një #pjesë #ndaj #Udinese #Lecce #përmbys #Lazion

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button