Kreu i Federatës së Futbollit puth në buzë lojtaren gjatë ndarjes së medaljeve. Video bën xhiron e rrjetit

Kombëtarja spanjolle e futbollit për femra ka pak orë që është kampione e re e botës, por është përfshirë nga një skandal.
Skuadra iberike mundi 1-0 kampionët e Europës, Anglinë, në finalen e zhvilluar në Australi, por ajo që bëri më shumë bujë ishte gjesti i presidentit të federatës Luis Rubiales, i cili ishte në podium në momentin e dhënies së medaljeve.
Kur takoi Jenny Hermoso, një nga lojtaret më të mira të skuadrës, e përqafoi dhe e puthi në buzë! Lojtarja u befasua dhe deklaroi: “Uh…po, nuk më pëlqeu”.
Pranë presidentit të federatës ishte mbretëresha e Spanjës Letizia, por kjo nuk e pengoi atë ta puthte në buzë futbollisten dhe të bënte bujë në Spanjë.
#Kreu #Federatës #së #Futbollit #puth #në #buzë #lojtaren #gjatë #ndarjes #së #medaljeve #Video #bën #xhiron #rrjetit