Aktualitet

Rama fut në siklet Melonin, ajo detyrohet të bëjë përgënjeshtrim për faturën e Beratit

Mania e Edi Ramës për të bërë publicitet me gjithçka, i ka kushtuar Georgia Melonit më shumë kohë se sa kishte menduar, ti jepte episodit të pagimit të faturës së një restoranit shqiptar. Gjatë kohës që kryeministrja italiane ishte në Vlorë e ftuar nga homologu i saj shqiptar, ky i fundit i tregoi se një video e katër turistëve italianë, që ishin larguar pa paguar në një restorant në Berat, ishte bërë virale. Meloni urdhëroi ambasadorin italian,Fabrizio Bucci, të shkonte të paguante faturën 80 euroshe, për të mos prishur imazhin e vendit të saj. Madje të bënte dhe një deklaratë publike që “dëmi” ishte riparuar.

Deri këtu ngjarja do të mbetej brenda një rrethi të mbyllur, sikur dëshira e Ramës për spektakël mos i’a kishte ‘spiunuar” këtë episod shtypit.  Në një intervistë për La Stampa Rama rrëfeu kështu:

“Në mediat shqiptare dhe në TikTok nuk u fol veçse për një grup italianësh që u arratisën nga një restorant në Berat pa paguar. Pronari e hodhi poshtë. Kur i thashë Giorgias, të gjithë qeshën. Ajo urdhëroi ambasadorin: “Shko dhe paguaj faturën për këta budallenj, të lutem, dhe bëj një deklaratë! Italia nuk mund të humbasë respektin kështu ».


Në fakt, këtë epsisod që kryeministri ynë e tregoi për t’i shtuar pak kripë rrëfimit të tij për publikun italian, jo të gjithë e morën njësoj.

Opozita kundërshtare e Melonit ngriti shqetësimin se ajo kishte abuzuar me buxhetin e shtetit duke urdhëruar ambasadën të paguante. Ngjarja që u raportua në mediat kryesore italiane dhe nga BBC mori përmasa të pamenduara. Ajo bëri efektin e kundërt të asaj për të cilën e rrëfeu kryeministri shqiptar. 

Kështu që Georgia Melonit iu desh të bënte sqarim pas sqarimi. Në fillim ambasada italiane në Shqipëri bëri njoftimin se fatura u pagua. Por kur plasën polemikat përtej Adriatikut, ajo bëri një sqarim të dytë për të cilësuar se paratë nuk ishin paguar nga fondet e shtetit, por nga ato personale të kryeministres.  Se si i dërgoi 80 eurot e darkës të papaguar nga Vrola në selinë e ambasadës, Meloni, kjo mbetet mister. Prandaj për të përforcuar idenë se kishte shpenzuar eurot e veta ajo reagoi edhe një herë personalisht. Meloni e vënë në siklet nga dalja në publik e këtij “sekreti” dhe nga debatet që ai zgjoi, u detyrua të bëjë një sqarim për të sulmuar opozitën dhe thënë se pagoi nga xhepi i saj.

“…vendosa t’i kërkoja ambasadorit të shkonte të bashkonte faturën, të cilën e pagova personalisht. Asgjë e madhe, në fakt as që raportova për këtë. Megjithatë kjo në Itali ka krijuar edhe polemika, nga një opozitë që me sa duket preferon një tjetër imazh të Italisë. Më vjen keq sepse shpresoja që të paktën të gjithë të bien dakord për diçka kaq të parëndësishme.”-shkroi Meloni. 

Takimet e saj me Ramën gjithnjë kanë shkaktuar polemika nga pas, që nga përqafimet e pazakonta e deri tek nxjerrja në shesh e detajeve. Por si kryeministre e re ajo me siguri do të mësohet që në herët e ardhshme ti vërë fre homologut të saj shqiptar.

©

#Rama #fut #në #siklet #Melonin #ajo #detyrohet #të #bëjë #përgënjeshtrim #për #faturën #Beratit

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button