Aktualitet
Zhduket 35-vjeçarja në Lushnjë, familjarët japin alarmin në polici

Një 35 vjeçare ka humbur kontaktet me të afërmit e saj në qytetin e Lushnjes. Ka qenë nëna e saj H.Sh., 69 vjeçe e cila ka bërë denoncimin në Komisariatin e Policisë në Lushnjë.
Sipas nënës vajza është larguar në shtëpia më datë 17.08.2023 dhe nuk është kthyer më. Policia po punon për gjetjen e 35 vjeçares.
Njoftimi i Policisë:
Në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ka bërë kallëzim shtetasja H. Sh., 69 vjeçe, se më datë 17.08.2023, është larguar nga banesa, vajza e saj 35 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 35-vjeçares.
/f.stafa
#Zhduket #35vjeçarja #në #Lushnjë #familjarët #japin #alarmin #në #polici