Gina, njihuni me modelen e parë të krijuar nga Inteligjenca Artificiale

Ajo ka flokë të gjatë bjonde, sy blu dhe linja perfekte, por modelja mahnitëse që shihni është krijuar nga Inteligjenca Artificiale.
Gina Stewart, është tashmë modelja e parë në botë e krijuar nga AI dhe ka nënshkruar një kontratë me një agjenci modelimi me bazë në Gjermani.
Gina u krijua nga një grua, ish modele e Playboy e cila aplikoi tek ajo përmasat dhe stilin e saj. Megjithatë, modelja e inteligjencës artificiale është 28 vjeç ndërsa ajo 52.
“Gjëja qesharake është se meshkujt e duan atë. Ajo është magjepsëse, e bukur dhe e dëshirueshme, si modelet e Playboy të viteve ’90. Unë mendoj se është një koncept i ngjashëm me superheronjtë; të gjithë e duan dhe kanë një superhero të preferuar, ata shkojnë në kinema për t’i parë, admiruar dhe fiksuar pas tyre”, shprehet krijuesja e modeles, e cila po ashtu quhet Gina.
#Gina #njihuni #modelen #parë #të #krijuar #nga #Inteligjenca #Artificiale