Aktualitet

Të shtëna αrmësh në Lezhë, plagoset 1 person (EMRI)

person

Një plagosje me αrmë zjarri ka ndodhur në Gjadër të Lezhës mbrëmjen e kësaj të premteje. Policia raporton se nga të shtënat një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se ai është 24-vjeçari Dorjan Gjini, nga fshati Balldre. Ai është qëlluar me armë në këmbë për arsye ende të paqarta.

Më pas është transportuar me urgjencë në spital. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. 


Sipas policisë, autori është identifikuar si Gabriel Marku. Ky person është shpallur në kërkim nga policia. 

“Rreth orës 22:00, në Gjader, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi D. Gj. 24 vjeç, banues në Gjader, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta hetimore në vendngjarje nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit G.M., ku vijon kontrolli i zonës me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen të gjitha veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. /

#Të #shtëna #αrmësh #në #Lezhë #plagoset #person #EMRI

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button