Aktualitet

“Shpiku koncesionet për të vjedhur paratë publike”, Meta: Jam i tmerruar nga ajo që ka bërë Rama me qëllim

Ilir Meta thotë se Edi Rama dhe Rilindja e kanë pasur si strategji vjedhjen me koncensione.

Ai thotë se ajo që ka ndodhur me koncensionet, është një tmerr.

“Janë qindra e qindra milionë euro dhe kjo ka qenë një strategji e qëllimshme e Rilindjes, ka qenë një vullnet politik i saj për të shpikur koncesionet si një formë spekulative për të vjedhur paratë publike.

Lëvizja Socialiste për Integrim që në fillim ka qenë e shqetësuar për çështjen e koncesioneve dhe në vitin 2014 ose 2015, kemi paraqitur një projektligj që të vendoseshin filtrat e domosdoshëm për të frenuar këtë vrull të jashtëzakonshëm që kishte ndërmarrë Rilindja për të dhënë çdo gjë me koncesion, për të shkatërruar çdo shërbim publik.

Ja ku është shëndetësia falas sot. Ku është shëndetësia falas sot? Tmerr,” tha Meta./f.s

#Shpiku #koncesionet #për #të #vjedhur #paratë #publike #Meta #Jam #tmerruar #nga #ajo #që #bërë #Rama #qëllim

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button