Aktualitet

Arrestohet një amerikan në Moskë i akuzuar për spiunazh

spiunazh

Një shtetas amerikan i akuzuar për spiunazh është arrestuar në Moskë. Gjykata e Qarkut Lefortovsky vendosi që Gene (Yevgeny) Spector, tashmë i dënuar në një çështje korrupsioni, duhet të arrestohet me akuza për spiunazh.

Lajmi raportohet nga agjencia ruse e lajmeve Tass. “Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për të marrë në paraburgim shtetasin amerikan Spector me akuza të bazuara në nenin 276 të Kodit Penal Rus (spiunazh)”, – deklaroi gjykata.

Gene Spector, lindur dhe rritur në Shën Petersburg kishte jetuar edhe në SHBA ku kishte marrë nënshtetësinë. ©


#Arrestohet #një #amerikan #në #Moskë #akuzuar #për #spiunazh

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button