Aktualitet

Zbardhen emrat/ Kush janë zyrtarët në akuzë për koncensionin e sterilizimit

GJKKO ka lëshuar 8 masa sigurie këtë të Enjte për ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas gazetares së Klan News Glidona Daci për 4 ish-zyrtarë është marrë masa e “detyrim paraqitje”, përkatësisht për Naile Ajazin, Arben Gjatën, Genc Burazerin dhe Pertef Mersinin.

2 ish-zyrtarë të tjerë lanë në arrest shtëpie: Saimir Kadiu (drejtor ekonomik) dhe Marsela Serjanaj (drejtoreshë juridike).

Në pranga është vënë dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj, i akuzuar për falsifikim dhe shpërdorim detyre sa i takon koncesionit të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale, hetimi për të cilin nisi që me krijimin e SPAK.

I akuzuar për mashtrim dhe i vënë në pranga është dhe Ilir Rrapaj, i cili zotëronte 40% të aksioneve të kompanisë që fitoi tenderin për koncesionin./f.stafa

#Zbardhen #emrat #Kush #janë #zyrtarët #në #akuzë #për #koncensionin #sterilizimit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button