Sport

Rrihen me grushta në stërvitje te Flamengo: Gerson i thyen hundën Varela

Varela

Nuk ka paqe te Flamengo, skuadra më e famshme e Brazilit. Në fund të muajit të kaluar, Pedro u godit me shuplakë dhe grusht nga përgatitësi atletik argjentinas, i cili u shkarkua në ditët në vijim. Tani i takoi mesfushorit Gérson, ish-Roma dhe Fiorentina, të ishte protagonist i një tjetër sherri në stërvitje. Ngjarja ndodhi në prag të ndeshjes së dytë të Kupës së Brazilit kundër Grêmio. Gérson u përlesh me mbrojtësin e krahut uruguaian Varela, i cili e pësoi më keq: doli me hundë të thyer.

Lexo më tej: Pedro rrihet me grushta nga preparatori atletik: Flamengo shkarkon ndihmësin e Sampaoli

EPISODI

Lajmi u publikua fillimisht nga globoesporte.com dhe më pas u konfirmua nga mediat e tjera. Vetë Flamengo ka lëshuar një deklaratë duke thënë se episodi është zgjidhur nga brenda, pa specifikuar nëse të dy do të ndëshkohen. Gerson ndërhyri ashpër ndaj Varela në stërvitje, mbrojtësit uruguaian nuk i pëlqeu dhe u ankua te qendërmbrojtësi Pablo. I zemëruar, Gérson u konfrontua me Varela. Të dy u përjashtuan nga stërvitja dhe u zhvendosën në brendësi të qendrës sportive. I shqetësuar, Varela filloi t’i bërtiste Gerson, i cili u përgjigj: “As nuk dua të flas me ty”. Uruguaiani u kthye nga mesfushori dhe tentoi ta godiste brazilianin, që iu shmang dhe reagoi duke i dhënë disa grushta. Duket se fillimisht askush nuk ka tentuar t’i ndajë, por më pas janë shfaqur disa shokë për t’i dhënë fund sherrit. Kontrollet në spital më pas konfirmuan: frakturë në hundër për Varela.


#Rrihen #grushta #në #stërvitje #Flamengo #Gerson #thyen #hundën #Varela

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button