Kërkohej nga SPAK, policia shoqëron biznesmenin e tenderit të sterilizimit

Biznesmeni Ilir Rrapaj është ndaluar nga policia ne jug te vendit pak minuta më parë dhe është shoqëruar nga autoritetet e policisë. SPAK kishte bërë një njoftim në kufi që Rrapaj të shoqërohej për t’u marrë në pyetje nëse paraqitej në hyrje apo dalje të pikave kufitare. Lajmi u raportua nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb.
Sipas të njëjtave burime, biznesmeni Rrapaj po shoqërohet në drejtim të SPAK për të dhënë shpjegime për hetimin për koncesionin e sterilizimit. Nuk dihet ende nëse SPAK do ta arrestojë apo jo biznesmenin, ndërsa hetimet për këtë koncesion vijojnë prej 3 vitesh nga Prokuroria e Posaçme.
Më herët kjo prokurori ka marrë dëshminë e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish-zv. ministrit Klodian Rrjepaj. Koncesioni i sterilizimit përllogaritet të ketë pasur një vlerë prej 100 milionë eurosh dhe shtrihej në një afat 10-vjeçar. /Marrë nga Balkan Web
#Kërkohej #nga #SPAK #policia #shoqëron #biznesmenin #tenderit #të #sterilizimit
Lapsi