Aktualitet

Detajet/ Kush është 60-vjeçari që plagosi me thikë policin në Himarë (FOTO)

Personi që shihni në foton e mëposhtme është shtetasi Theodhori Mërkuri, 60-vjeçari i cili plagosi me thikë efektivin e policisë, Redin Çushaj.

Çaushaj 25 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Lukovë, u plagos në gjendje të rëndë, teksa u mundua të ndalonte përshkallëzimin e një konflikt mes Mërkurit dhe një tjetër personi.

Efektivi i ri i policisë po kalonte në vendin e njohur si kthesa e Pilurit në Himarë, teksa pa në rrugë se dy persona po konfliktoheshin me njëri tjetrin.

Jashtë shërbimit zyrtar, Çaushaj ndaloi për të neutralizuar konfliktin, por fatkeqësisht ai u qëllua me thikë nga 60-vjeçari.

Autori mundi të largohej dhe të ngjitej në fshatin Pilur, ku u fsheh në një repart të vjetër ushtarak. Forca policore nisën kërkimet intensive dhe mundën ta lokalizonin pas 8-orësh ndjekje.

Mërkuri u arrestua mëngjesin e kësaj të mërkure dhe u transportua në komisariat, ku i duhet të përballet me veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë.

Sakaq efektivi 25-vjeçar u transportua në Reanimacioin e Spitalit në Vlorë, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën./f.s


#Detajet #Kush #është #60vjeçari #që #plagosi #thikë #policin #në #Himarë #FOTO

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button