Aktualitet
Zbulohet kαnabis në Lazarat, vihen në pranga babë e bir

Dy persona nga Lazarati, kanë rënë në prangat e policisë për drogë. Një 51-vjeçar dhe një 28-vjeçar, babë e bir, u kapën në flagrancë nga dronë të rezolucionit të lartë, të përdorur në këtë operacion, teksa kujdeseshin për 50 bimët e kanabisit që kishin mbjellë në oborrin e banesës së tyre.
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në banesë, policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Droga u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
#Zbulohet #kαnabis #në #Lazarat #vihen #në #pranga #babë #bir
Lapsi