Aktualitet
Një 75-vjeçar dyshohet se është mbytur në lumin Bunë, polumbarët nisin kërkimet

Një i moshuar dyshohet se është mbytur në lumin Buna në Shkodër. Sipas policisë, shtetasi ishte banues në lagjen “Vojo Kushi”.
Polumbarët kanë nisur menjëherë kërkimet me qëllim gjetjen e 75-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:00, salla operative e Policisë Shkodër ka marrë njoftim nga familjarët e shtetasit N. Ç., 75 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, se dyshohet që ky shtetas mund të jetë vetëmbytur në lumin Buna.
Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kontrollet. Janë njoftuar edhe polumbarët e RENEA-s, me qëllim gjetjen e këtij shtetasi.
#Një #75vjeçar #dyshohet #është #mbytur #në #lumin #Bunë #polumbarët #nisin #kërkimet
Lapsi