Aktualitet

Ironi në mediat italiane: Edhe Meloni iku në Shqipëri nga çmimet e shtrenjta

Meloni

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i lejoi vetes një vizitë në Shqipëri gjatë pushimeve të saj puliane në një fermë në Ceglie Messapica, në zonën e Brindisit. E para e qeverisë italiane përfitoi nga afërsia me Shqipërinë për të marrë një traget të linjës për të mbërritur në portin e Vlorës nga Brindisi, ku e priti kryeministri Edi Rama. Kjo vizitë ka marrë vëmendje edhe në mediat italiane, por më së shumti në rrjetet sociale.

Vizitën e Melonit e paralajmëroi kryeministri Rama në një intervistë për “Il Foglio” ku foli për harmoninë e veçantë me kryeministren italiane dhe për ftesën që i kishte bërë me rastin e pushimeve të tij në Pulia. “Meloni më tha se do të bënte gjithçka që të ndalonte e të përshëndetej, pasi ajo do të qëndrojë në Pulia”, – tha kryeministri shqiptar. Por mediat italiane e kanë lidhur këtë vizitë të kryeministres së tyre përtej Adriatikut me postimin ironik të pak ditëve më parë të Ramës i cili kishte krahasuar pushtimin e turistëve italianë në Shqipëri me zbarkimet e emigrantëve shqiptarë në vitin 1991.

Një bum i lidhur mbi të gjitha me çmimet e shtrenjta në Itali dhe që e ka bërë bregdetin shqiptar shumë më lirë se ai pulian dhe ai italian në përgjithësi. Këtu kanë lindur edhe memet, si ajo që kryeministrja i drejtohet partnerit të saj në plazh: «Njëqind euro për një çadër dhe dy shezllone? Giambru çoje b*thën dhe le të shkojmë në Shqipëri”. ©




#Ironi #në #mediat #italiane #Edhe #Meloni #iku #në #Shqipëri #nga #çmimet #shtrenjta

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button