Aktualitet

Shkon në 93 numri i νiktimave nga zjarri në Hawaii, probleme me identifikimin e trupave

Zjarri në ishullin Maui të Hawaii-it, me një numër paraprak të vdekjeve prej 93, është më vdekjeprurësi në historinë e SHBA që nga viti 1918, kur 453 njerëz vdiqën në Minesota dhe Wisconsin.

Sipas autoriteteve, janë ende një mijë të zhdukur dhe vetëm 3% e zonës së shkatërruar nga flakët deri më tani është kërkuar. Shefi i policisë në Maui, John Pelletier, ka ftuar popullatën t’i nënshtrohen analizave të ADN-së, për të përshpejtuar identifikimin.

Gati një javë pas zjarrit që përfshiu ishullin Maui, vetëm 2 nga 93 të vdekurit deri më tani janë identifikuar. Procesi i identifikimit të trupave pritet të jetë veçanërisht i gjatë dhe i ndërlikuar, pasi, siç thonë zyrtarët, shumica dërrmuese e trupave të djegur të nxjerrë nga rrënojat janë aq të brishtë, saqë me një prekej “shpërbëhen”.


#Shkon #në #numri #νiktimave #nga #zjarri #në #Hawaii #probleme #identifikimin #trupave

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button