Maturantët testim shtesë me shkrim për Mjekësinë, 30% e pikëve përcaktuese për t’u shpallur fitues

1813 maturantë, të cilët pasi kanë aplikuar në sistem dhe kanë zgjedhur degën Mjekësi e Përgjithshme do të duhet të testohen sot edhe me shkrim në një testim për njohuritë e tyre.
Pikët e mbledhura nga mesatarja e Maturës shtetërore përbëjnë 70% të vlerësimit ndërsa 30% do të jetë pesha e testimit me shkrim që fillon sot dhe zgjat deri më 23 Gusht. Testi është online dhe pyetjet janë me alternativa, kandidatët për student informohen menjëherë pas testimit për rezultatin e tyre. Por nga 1813 maturantë që kanë aplikuar për Mjekesi të Përgjithshme, mes tyre do të përzgjidhen vetëm 400 fitues. Po këtë vit e veçanta e studentëve është se fituesit do të duhet të lidhin kontratë që pas studimeve të ofrojnë shërbim shëndetësor për 5 vite në vendin e tyre.
Këtë vit u vu re një ulje e numrit të maturantëve që zgjodhën degën e Mjekësisë me gati 40 % nga viti i kaluar, ku aplikuan 3 mijë maturantë, reduktim të cilin pedagogë të fakultetit e lidhën pikërisht me detyrimin ndaj mjekëve të rinj për të kontribuar për 5 vite në vendin e tyre.
/a.r
#Maturantët #testim #shtesë #shkrim #për #Mjekësinë #pikëve #përcaktuese #për #shpallur #fitues