Aktualitet

Kanosën 34-vjeçarin për 200 mijë eurot e drogës. Kush janë dy vëllezërit Dervishi?

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 35 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij, për akuzën e kanosjes me qëllim dhënien e pasurisë.

Në kuadër të operacionit “Pressure” është arrestuar Altin Dervishi dhe shpallur në kërkim vëllai i tij Ervis të cilët kanosën një 34-vjeçar, për t’iu dhënë 200 000 euro që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, të kryera jashtë vendit në fushën e drogës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë, në pronësi të 2 vëllezërve.

Vijon puna për kapjen e 31-vjeçarit, si dhe vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.

/a.r

#Kanosën #34vjeçarin #për #mijë #eurot #drogës #Kush #janë #vëllezërit #Dervishi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button