AktualitetDurresi Sot
30 vite në Itali, emigranti: Politika shqiptare nuk ka interes për votën tonë

Luan Hallulli, kryetari i Shoqatës Italo-Shqiptare në Abruzzio thotë se politika shqiptare nuk ka interes për votën e emigrantëve.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Hallulli u shpreh se emigrantët duhet të votojnë, teksa shtoi se ata nuk manipulohen nga politika.
“Vota jonë nuk është e rëndësishme, sepse sipas mendimit tim, nuk kanë interes, në çdo lloj aspekti. Kur duan një gjë e bëjnë, po si ka mundësi me ne 30 vite? Pse Kosova e bëri këtë, votojnë emigrantët e Kosovës votojnë me zarf? Ka një fillim. Mangësira do ketë. Ne duam të votojmë. Nuk manipulohemi nga politika, nuk kemi interes”, theksoi ai.