Vendosën muzikë me volum të lartë, nën hetim menaxherët e lokaleve në Sarandë

Menaxherët e dy lokaleve në qytetin dhe në bregdetin e Sarandës, po hetohen në gjendje të lirë pasi vendosnin muzikë të lartë në këto ambiente, duke shqetësuar qytetarët e pushuesit.
Për këto raste, janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për menaxherët e lokaleve, 38-vjeçari F. F., banues në Tiranë dhe 41-vjeçari R. Z., banues në Sarandë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet që gjeneronin muzikën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
#Vendosën #muzikë #volum #të #lartë #nën #hetim #menaxherët #lokaleve #në #Sarandë
Lapsi