U grabit në Durrës/ Gjendet në Lezhë makina luksoze, shoferi braktis mjetin dhe largohet
Menjëherë pas njoftimit të marrë se në Durrës sapo ishte vjedhur një automjet tip “GLK” dhe dyshohej të vinte drejt Lezhës, shërbimet e Policisë Lezhë kanë intensifikuar kontrollet e monitorimet, me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e këtij automjeti.
Si rezultat, në aksin rrugor “Thumanë – Milot”, në fshatin Gjormë, nga shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, me përdorimin edhe të makinës inteligjente, është konstatuar automjeti i vjedhur.
Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për t’u larguar bashkë me automjetin, por nuk ka mundur dhe në këto kushte, duke shfrytëzuar edhe përfituar nga errësira e natës, ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap./m.j
#grabit #në #Durrës #Gjendet #në #Lezhë #makina #luksoze #shoferi #braktis #mjetin #dhe #largohet