Shiste kanabis në “Don Bosko”, arrestohet 25-vjeçari

Arrestohet një 25-vjeçar në Tiranë, pasi u kap duke shpërndarë doza kanabisi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fusha të ndryshme, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë intensifikuar kontrollet dhe kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.
Si rezultat i kontrolleve, në rrugën “Don Bosko”, u lokalizua dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik të 25-vjeçarit, shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
#Shiste #kanabis #në #Don #Bosko #arrestohet #25vjeçari
Lapsi