Aktualitet

Krahasoi emigrantët me turistët/ Ironia e Ramës shkakton polemika në Itali

Një meme e postuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama që ironizonte italianët që vijnë me pushime në vendin tonë duke i krahasuar ata me emigrantët shqiptarë të 3 dekadave më parë ka ngritur një polemikë të fortë përtej Adriatikut.

Me lehtësinë që e karakterizon shpesh Rama publikoi një foto të anijes “Vlora” e cila në gusht të 1991 u nis me rreth 20 mijë shqiptarë që arratiseshin nga varfëria duke e krahësuar atë me fluksin e italianëve që sot mbushin tragetet për të pushuar në Shqipëri. “…dhe prit, prit se nuk keni parë asgjë akoma” – ishte shprehja e Ramës që shoqëronte foton. 

Nëse në Shqipëri kjo kaloi pa zhurmë pasi vetëm i kushtoi një shkrim duke e konsideruar krahasimin të pavend, në Itali i kanë kushtuar faqet e para të gjitha agjencitë dhe mediat prestigjioze.

LEXO EDHE: Postimi i Edi Ramës, 32 vjet nga anija “Vlora”/ Fatkeqësia kombëtare për propagandë turistike


Në Itali e para që e publikoi ishte agjencia e lajmeve ANSA duke nënvizuar se vetëm një ditë më parë ishte 32-vjetori i eksodit të dhimbshëm dhe aq të diskutuar. Ndërsa TG Com e konsideron ironik postimin e Ramës. Më e ashpra është “Corriere Della Sera” që në një shkrim të gjatë i përgjigjet po ashtu me ironi Ramës.

“Bumi i turistëve italianë në Shqipëri, që ikin në vendin e bukur nga çmimet të konsideruara shumë të larta është pëlqyer aq shumë nga qeveria e Tiranës, sa që kryeministri shqiptar Edi Rama kujton përmes rrjeteve sociale sesi kohët kanë ndryshuar – dhe rrjedha është përmbysur – që nga vitet 1990 e deri më sot.

Megjithatë, posti i kryeministrit shqiptar nuk është mirëpritur pozitivisht nga të gjithë. Ka nga ata që, që për shembull, kujtojnë se emigracioni është një fenomen që ka shkaktuar – dhe shkakton edhe sot – mijëra vdekje në vit. Një fat që në të kaluarën e kanë pasur edhe vetë shqiptarët” – kujton “Corriere Della Sera”.

Edhe “La Repubblica” e sheh të pavend krahasimin e turistëve me emigrantët. “Më 8 gusht 1991, rreth 18 mijë shqiptarë u strehuan në Itali me shpresën për të gjetur një të ardhme më të mirë atje, ndërsa në vitin 2023 italianët u shpëtuan çmimeve të larta duke kaluar pushimet në Shqipëri. E nëse ende flasim për eksodet, arsyet padyshim janë të ndryshme, por ka nga ata që e shohin të arsyeshme t’i lidhin ngjarjet përmes një kolazhi fotografik dhe më pas ta publikojnë në një rrjet sociale” – shkruan “La Repubblica”.

Më shumë se 3 dekada më parë mbi 20 mijë emigrantë shqiptarë pushtuan anijen “Vlora” që kishte sjellë sheqer nga Kuba në portin e Durrësit. Pas 36 orësh udhëtimi rraskapitës ata mbërritën në Bari ku autoritetet italiane i mbyllën emigrantët në stadium nën një vapë përvëluese dhe në kushte skandaloze. Pak ditë më pas shumica u kthyen mbrapsht ndërsa një pjesë shumë e vogël mundi të arratisej. ©

#Krahasoi #emigrantët #turistët #Ironia #Ramës #shkakton #polemika #në #Itali

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button