Detaje/ Mbytet 41-vjeçari në liqenin e Belshit

Një 41-vjeçar i identifikuar si Fiqiri Xhaja është nxjerrë i pajetë nga Liqeni i Belshit pak minuta më parë.
Mësohet se Xhaja është mbytur mbrëmjen e djeshme.
Viktima është i martuar, me dy fëmijë dhe dyshohet se vuante nga depresioni.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:30, është marrë njoftim se dyshohej se një shtetas ishte mbytur në liqenin e Belshit.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, dhe në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga ky liqen, të trupit të pajetë të shtetasit F. Xh., 41 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve, vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
#Detaje #Mbytet #41vjeçari #në #liqenin #Belshit
Lapsi